TAKTIKAT E VËRTETUARA TREGOJNË SE SI TË

SHUMËFISHONI
RRITJEN E BIZNESIT
NË VETËM TRE MUAJ

Kjo video e thjeshtë 3-minutëshe zbulon vetëm një nga strategjitë që ne përdorim për t’u rritur ndjeshëm. Imagjinoni se çfarë mund të bëjnë të pestat?

OPTIMIZIMI PËR MAKINAT KËRKUESE (SEO)

A keni vendosur të investoni në një të ardhme afatgjate për uebfaqen tuaj?  Rankohu #1 ne Google me Tactica.

ZHVILLIMI I
UEB FAQEVE
PROFESIONALE

Ne bëjmë faqe qe janë jo vetem të bukura, por edhe pjesë shumë fitimprurëse e kanalit tuaj tē shitjes.

MENAXHIMI I
MARKETINGUT DIGJITAL

Ne sigurohemi qe reklamat e juaja online, si ato ne FB apo PPC, ju sjellin më shumë klientë!

I/e dashur pronar/e biznesi ose menaxher i marketingut,

Imagjinoni se si do të ishte t’i dyfishoni të ardhurat tuaja në dy muajt e ardhshëm, ndërsa akoma shpenzoni njëjtë, ose më pak, në marketing?

Fitimi juaj neto do të kapte majat… ju do të mund të rrisnit pagen tuaj… do të ndiheshit më të sigurt për të ardhmen e biznesit tuaj… fundjavat tuaja do të ju gjenin më të qetë dhe më pak të shqetësuar… do të kishit mundësinë të shihni më në fund rezultatet e angazhimit tuaj të përditshëm.

Prandaj, shtrojini vetes këtë pyetje: A jeni ngopur nga shpenzimi i kotë i të ardhurave tuaja në kampanja reklamuese që sjellin të hyra më pak sesa ju kushtojnë? Keni pasur mjaft prej ekspertëve që kalojnë më shumë kohë duke dhënë justifikime dhe jo rezultate?

Atëherë jepni fund zhgënjimit të vazhdueshëm për të gjetur mënyra t’i rrisni shitjet tuaja dhe vëri në funksion taktikat tona të vertetuara.

Strategjitë tona të marketingut digjital kanë sjellë mbi 28 milion dollarë të ardhura për ne dhe klientët tanë.

Këto nuk janë 28 milion dollarë të ardhura prej vetëm një industrie të veçantë. Jo, ne kemi zbatuar me sukses këto taktika në mbi 60 industri të ndryshme.

Me kalimin e viteve, ne kemi mësuar t’i përdorim këto strategji për të ndihmuar dhjetëra biznese të shtypin konkurrencën e tyre dhe të sjellin një mentalitet të ri sa i përket rritjes.

Një pjesë e madhe e tyre kanë parë dyfishim të shitjeve pa investuar madje as edhe një monedhë më shumë për reklama. Ne thjeshtë i shpenzuam paratë e tyre më mençur se sa agjensia e mëparshme.

Mjaftë me fjalë,
Hajde ta rrisim Biznesin Tuaj bashkë!

LIBER FALAS [ANGLISHT]
5 TAKTIKA QE TË SHUMËFISHONI RRITJEN TUAJ NË TRE MUAJ

Ne kemi gjeneruar mbi 1 milion dollarë shitje për klientet tanë me këto 5 taktika të përshkruara në këtë raport falas. Shkarkoni atë tani para se ta heqim këtë seksion ose para se konkurrentët tuaj ta lexojnë atë para jush.

MËNYRA TAKTIKE E SHNDËRRIMIT TË VAZHDUESHËM TË MARKETINGUT NË PROFIT

Duke sjellë ne faqen tuaj shumë vizitore me potencial për t'u bërë klientë

Shumica e agjencive të marketingut digjital e kanë çasjen krejt gabim! Synimet kryesore të tyre janë klikimet dhe vizitat, por ju nuk mund të fitoni para nga asnjera prej tyre. Ne jemi një agjenci me fokus kthimin në investim, që shpesh shndërron €1 ne €3..

Ky është procesi i njohur i Tactica-s:

1

Gjenerim i Trafikut

Ne sigurohemi qe te keni një rrjedhë të vazhdueshme të klientëve potecial ne faqen tuaj përmes burimeve organike dhe të paguara të trafikut.
2

Konvertim

Ne rrisim dukshëm numrin e vizitoreve të faqes tuaj qe kthehen në klientë përmes implementimit të taktikave tona sekrete qe ndihmojnë klientet tanë të dyfishojnë apo madje edhe të trefishojnë të hyrat.
3

Ritargetim

Vizitorët e ueb faqes suaj qe nuk konvertohen heren e parë do t'i ritargetojmë përmes reklamave bindëse dhe të prezentuara para tyre në kohën e duhur qe do ti ndjekin përgjatë vizitave tyre kudo në internet dhe rrjete sociale.
4

Edukim

Ne ju ndihmojmë të krijoni një kanal të automatizuar të informatave edukative të cilat u shfaqen klientëve tuaj potencial, duke e bërë kështu faqen tuaj një zyrtar shumë të mirë të shitjes për ju - zyrtar i cili nuk fle dhe nuk pushon asnjëherë.

Pse Tactica

Ne në Tactica e kuptojmë se të bërit biznes tani është më konkurrues se kurrë. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për t’ju ndihmuar të bëheni lider në industrinë tuaj dhe të shtypni konkurrencën tuaj. Kjo është arsyeja pse ne nuk përqendrohemi vetëm në klikime. Nuk ka rëndësi se sa njerëz vizitojnë faqen tuaj të internetit nëse asnjë prej tyre nuk vjen me para të gatshme ne duar, për t’u bërë klient i juaji. Thjesht po i digjni paratë që keni punuar kaq shumë për t’i fituar. Ne angazhohemi që të kuptojmë vërtet mirë biznesin dhe klientët/konsumatorët tuaj. Ne e studiojmë biznesin tuaj nga çdo kënd dhe mbledhim të dhënat nga njerëzit në vijen e parë të frontit n biznesit tuaj – qe zakonisht janë përfaqësuesit e shitjeve ose agjentet e shërbimit për klient – për të kuptuar saktësisht se çfarë duan dhe nuk duan klientët tuaj.

Pastaj ne punojmë me ju për të ndërtuar një strategji të fuqishme të marketingut digjital që do të bëje klientët të vijnë tek ju me para në duar. Por kjo nuk është gjithçka. Ne gjithashtu do të sigurohemi që ju të keni krijuar një strukturë që i jep rrjedhë të vazhdueshme shitjeve tuaj çdo muaj, në mënyrë që të mund të përqendroheni më pak në gjetjen e klienteve dhe më shumë në cilësi dhe drejtim afatgjatë të biznesit.

Kjo gjithashtu do të thotë më pak shqetësim për ju dhe më shumë kohë për të shijuar jetën me familjen tuaj.

“Taktika ka prodhuar asgjë më pak se rezultate fantastike nga momenti qe ka marrë përsipër SEO-n për ne. Nga fillimi i bashkëpunimit e deri më tani, Tactica ka rritur rankimet tona ne pozitat #1 deri #3 në Google për 129% dhe ka bërë faqen tonë autoritetin kryesor online në industrine e zhvilluesve të aplikacioneve mobile në shtetin e Kalifornisë. S'ke ç'të thuash më shumë!”

Comment by Client

“Është për t'u përmendur se sa biznes-inteligjencë kemi gjetur në ekipin e Tactica-së. Ata nuk janë veç Taktikanë digjital fantastikë, por edhe ndërmarrës në shpirtë. Ne kishim vetëm një ide bazë në mendje - dhe ata na ndihmuan ta implementonin në një formë qe nuk menduam se ishte e mundshme. Probleme.me është tash një brend i njohër ne të gjitha vendet shqip-folëse, dhe e gjitha kjo falë Tactica-së. Jemi pa fjalë.”

Comment by Client

“Ne kurrë se kemi besuar qe mund t'i arrijmë këto rankime, sidomos pas penalizimit qe kemi marrë nga Goolge. Agjensia qe kemi angazhuar paraprakisht nuk arriti qe të na rikuperonte dëmet në rankime. Taktikantët në Tactica kishin një çasje komplet tjetër. E verejtëm qe në fillim sa të keqinformuar dhe të mashtruar kishim qenë sa i përket SEO-së, teknikave qe quhet "white-hat", e tjerë. Tactica arriti qe të na ndihmoj të rrisim fuqishëm të hyrat tona digjital dhe biznesin në përgjithësi. Jemi me fat qe i kemi.”

Comment by Client

KËSHILLA NË VLERË €500
Për Ty. Falas.

Bëjeni hapin e parë që të shumëfishoni rritjen tuaj duke filluar me një konsultim 30 minutesh FALAS me Taktikantët tanë.

KONSULTOHU ME NJË NGA TAKTIKANTËT TANË