Nga 0 ne 100:

Si e kemi vendosur një agjensi për zhvillim të aplikacionee nga Los Angeles prej "te parankuar fare ne Google" në faqen e parë të saj për top-fjalë kyçe brenda vetëm 13 jave

Një agjensi e njohur e zhvillimit të aplikacioneve mobile në Los Angeles, Kaliforni, erdhi tek ne duke kërkuar ndihmë rreth SEO-së së tyre.

Ata kërkonin një agjensi e cila do të mendonte vazhdimisht për biznesin e tyre, vazhdimisht duke ju propozuar taktika të vërtetuara, dhe rregullisht duke u ofruar mundësi të reja tejkalojnë objektivat e tyre për marketing digjital.

Nuk kërkonin vetëm një “implementues”, por një “partner” në SEO, dhe më vone në disa projekte te tjera të marketingut digjital qe vendosen ti bëjnë me neve.

Shërbimet e dhëna

Optimizim për Makina Kërkuese/Google (SEO), Krijimi i Vegëzave (Linqeve)

129

Rritje në konvertime

829

Rritje të Rankimeve në faqen e parë

140

Rritje në trafik organik

Taktika ka prodhuar asgjë më pak se rezultate fantastike nga momenti qe ka marrë përsipër SEO-n për ne. Nga fillimi i bashkëpunimit e deri më tani, Tactica ka rritur rankimet tona ne pozitat #1 deri #3 në Google për 129% dhe ka bërë faqen tonë autoritetin kryesor online në industrine e zhvilluesve të aplikacioneve mobile në shtetin e Kalifornisë. S'ke ç'të thuash më shumë!

Koment nga klienti

SFIDA

Klienti kishe objektiva agresive për rritje. Ata ishin duke u rritur dhe kishin nevojë për ekspertë të marketing digjital qe do t’u ndihmonte të bëheshin lider në treg.

Ata po kërkonin një partner digjital qe mund t’u rekomandonte taktikat më të mira për të ardhur dhe për të mbetur në faqen 1 të Google, sidomos për fjali që kërkoheshin shumë dhe qe nuk përmendin brendin e tyre.

ZGJIDHJA

Klienti po kërkonte qe të rriste prezencen në Google edhe lokalisht (zonat Los Angeles, Las Vegas, San Diego), por edhte në nivel shteti (Kaliforni dhe SHBA). Ata veç kishin arritur disa rankime të mira për terme qe përmendin emrin e tyre para se të na kontaktonin neve, por nuk ishin të rankuar në Top 10 për shumë terme të rendësishme në disa prej kategorive të shërbimeve të tyre. Qëllimi i tyre ishte qe të gjeneronin më shumë trafik organik qe vërtetë do të mund të konsideronte marrjen e shërbimeve të tyre, e kjo mund të bëhej vetëm përmes rankimit për terme shumë të kërkuara dhe qe konsiderohen profitabile. Përveç kësaj, ata donin ta rifitionin një pjesë të trafikut dhe rankimeve qe e kishin humbur pak më parë, për shkak të nje denimi/penalltie nga Google pasi qe kompania paraprake e angazhuar kishte ndertuar linqe jonatyrale në masë.

01. AUDITIM

Top prioritet për ne në fazat fillestare ka qenë qe të arrijmë të rimarrim atë qe ishte humbur si pjesë e denimit nga Google. Ne bëmë një vlerësim të mirëfilltë të profilit të linqeve qe kishin krijuar në të kaluaren, ku identifikuam numrin e lartë të "spam" linqeve të zeza.

02. NË-FAQE

Më pas, ne zhvilluam një SEO strategji në bazë të termeve më të kërkuara, më relevante, dhe më profitabile, dhe në bazë së punes qe ishte bërë nga konkurrentet direkt për keto terme. Aktivitetet tona të SEO-së brenda faqes u fokusuan në krijimin e përmbajtjes rreth termeve dhe lokacioneve të targetuara, dhe përmirësim të navigimit, në menyrë qe makinat kërkuese të vërenin qe faqet për secilin lokacion janë relevante për termet e targetuara.

03. JASHTË-FAQES

Për t'i forcuar rezultatet më tej, SEO Strategjia jonë jashtë faqes fokusohej në 2 fusha:

  • Zbatimi i një kampanjë për ndërtim të linqeve autoritative për të përmirësuar vlerën dhe kredibilitetin e faqes në treg
  • Vendosja e faqes ne citime dhe listime lokale për ta bërë NAP-in (adresa, emri, tel) të kompanisë më konsistente dhe të kompletuara për ato lokacione

REZULTATET

Shërbimet e dhena: Optimizim për Makina Kërkuese/Google (SEO), Krijimi i Vegëzave (Linqeve)

Gjatë tre muajve të fundit, klienti ka përfituar rezultatet në vijim:

129

rritje në konvertime

829

Rritje të rankimeve në Faqen e Parë të Google

140

Rritje të trafikut organik

Mjaftë me fjalë,

Le ta rrisim Biznesin tuaj bashkë