Si kemi krijuar një brend me 100mijë+ vizita në muaj, 70  e të cileve organik, në më pak se 12 muaj.

Klienti yne, www.Probleme.me, dëshironte të zhvilloj një uebfaqe për informata të shëndetit për tregjet Shqip-folëse. Inspiruar nga WebMD dhe të ngjatshmet, klienti ka vërejtur një mungesë në tregun Shqiptaro-Kosovaro-Maqedon rreth informatave kredibile shëndetësore online. Top terme shëndetesore në Google ishin lehtë për t’u kapur, dhe ata e dinin se Tactica ishte më e kualifikuara për të krijuar dhe menaxhuar brendin (duke filluar qe nga emri), identiteti, uebsajti, dhe llogaritë në rrjetet sociale. Ne më pak se një vit, klienti, tash me emrin www.Probleme.me, është top autoriteti rreth çfarëdo informate online për tregjet e lartpërmendura.

Shërbimet e dhëna

Zhvillim i Brendit/Identitetit, Web zhvillim, shkrim i përmbajtjes, menaxhim i rrjeteve sociale

Nga 0 në

100,000+

Vizita mujore në 12 muajt e fundit

Nga 0 në

25,000+

Ndjekës në Instagram

Nga 0 në

27,000+

Facebook ndjekës

Është për t'u përmendur se sa biznes-inteligjencë kemi gjetur në ekipin e Tactica-së. Ata nuk janë veç Taktikanë digjital fantastikë, por edhe ndërmarrës në shpirtë. Ne kishim vetëm një ide bazë në mendje - dhe ata na ndihmuan ta implementonin në një formë qe nuk menduam se ishte e mundshme. Probleme.me është tash një brend i njohër ne të gjitha vendet shqip-folëse, dhe e gjitha kjo falë Tactica-së. Jemi pa fjalë.

Koment nga Klienti

SFIDA

Klienti erdhi tek ne me një ide të thjeshtë – ata donin ta dominonin boten e informacionit shqip rreth gjithçka qe ka të bëjë me Shëndet. Ata donin ta ndërtonin një brend qe ishte modern, kredibil, dhe tejet i fokusuar në përdoruesin. Mirëpo, ata nuk kishin kapacitetet të brendshme për të ekzekutuar idenë, dhe nuk e dinin se nga t’ia fillonin, çka nevojitej, apo nëse krijimi i një autoriteti të tillë ishte i mundur ose jo. Ata nuk po kërkonin agjensi kreative – por një ekip Ndërmarrësish digjital qe do të dinin të ndërtonin një Startup nga zero.

ZGJIDHJA

Kur Investitorët e Probleme.me na vizituan, ne e dinim se ata nuk po kërkonin vetëm shërbimet tona, por kapacitetin tonë të përgjithshme në kuptimin e tregut të Informatave Digjital Shëndetësore, shtetet qe po i targetonin, dhe çfarë duhej qe ata të bëheshin liderë. Resurset financiare nuk ishin mjaftueshëm – ky projekt kërkonte shumë planifikim strategjim qe ata të mund të hynin në treg shpejt dhe efektivisht.

Ne duhej qe fillimisht të kuptonim se çfarë kërkojnë në Google shqiptarët sa i përket shëndetit – kështu qe ne analizuma mbi 2000 terme dhe pytje të mundshme shëndetësore qe bëhen në Google në shqip, dhe përzgjodhem diku 500 pyetje/terme qe duhej t’i targetonim me përmbajtje. Këto ishin zakonisht semundje, probleme shëndetësore, këshilla familjare/martesore, receta të shëndetshme, etj. Paralelisht, ne analizuam konkurrentët lokal – faqe qe lidhen me shëndet, autoritetet në këtë industri, dhe burime të tjera qe targetojnë këto fjalë kyçe.

Bazuar në këtë informacion, ne kemi krijuar një strukture uebsajti dhe një plan për përmbajtje qe ishin tejet të detajuara, struktura këto qe jo shumë më vonë akomoduan mbi 500 artikuje të formatit të gjatë rreth temave të targetuara, shkruar nga profesionistë të fushes.

BRENDIMI

Ne zgjodhem emrin www.Probleme.me pasi qe shumica e termeve e përfshinin fjalën Probleme me një dukuri shëndetësore. Është një përpjestues i përbashkët shumë i rëndësishëm për shumicen e tyre, dhe kjo na ka ndihmuar shumë me rankimet.

PËRMBAJTJA

Ne punësuam shkrimtarët me të mire qe gjenden në treg për temat qe po targetonim, dhe i sfiduam ata qe të përfundonin shkrimin e të gjithë përmbajtjes brenda 2 muajve. Miliona fjalë, hulumtime, dhe analizë. Dhe ata e arritën.

UEB & DIZAJN

Gjatë kësaj periudhe dy-mujore, ekipi ynë teknik ka zhvilluar uebsajtin dhe ka optimizuar secilen faqe individuale për rankim në Google. Ekipi ynë i dizajnit dhe uebit krijoi Brend-identitetin, logon, uebsajtin, dhe te gjitha pjesët tjera të nevojshme për lansim. Ekipi i rrjetëve sociale krijoi një plan të detajuar për çerekun e parë, për secilin postim qe do të dilte në media sociale.

Uebsajti dhe llogaritë në rrjete sociale u lansuan në Prill 2019, vetëm tre muaj pas nisjes së projektit.

REZULTATET

Gjatë më pak se 12 muajve të parë të implementimit të projektit, klienti ka përfituar nga këto rezultate:

Shëbimet e dhëna: Zhvillim i Brendit/Identitetit, Ueb zhvillim, shkrim të Përmbajtjes, Menaxhim i Rrjeteve Sociale, SEO Optimizim në Google

Nga 0 në

100,000+

Vizita mujore në 12 muajt e fundit

Nga 0 në

25,000

Ndjekës në Instagram

Nga 0 në

27,000

Ndjekës në Facebook

Mbi

500k

interaksione mujore në të gjitha platformat

Tash,

Le ta zhvillojmë Biznesin tuaj së bashku